Argjentina vazhdon me rezultatet negative, ndërsa mbrëmjen e djeshme barazoi me Paraguajin, në ndeshjen e dytë të grupeve të “Kupës së Amerikës”.
Duket se problemi kryesor i kësaj kombëtareje janë lojtarët e pabindur.
Sikur të mos mjaftonte rezultati dhe loja jo e mirë, trajneri duhet të merret me tekat dhe nervat e futbollistëve.
Në minutën e 67-të të takimit, trajneri Skaloni vendosi të bëjë një zëvendësim.
Në vend të Lautaro Martinezit u fut Aguero, por ylli i Interit nuk e ka pritur shumë mirë stolin.
Është ulur dhe me një shishe ujë ka filluar të gjuajë me nerva një bordurë të pankinës. Vetëm të tilla sjellje dhe nerva nuk i duhen Argjentinës, në këtë fazë që ndodhet.
Lautaro Martínez somos todos. pic.twitter.com/H96iJXHFY8
— Germán Fleitas (@GerFleitas_) June 20, 2019