Ata kanë vendosur deri më tani t'i bëjnë gjërat në mënyrë private, tepër në fshehtësi dhe larg syrit të publikut.
U martuan në fshehtësi, lindën dhe mbajtën larg mediave vajzën e tyre të vogël, Ameli, ndërsa tani, më në fund, Albani dhe Miriami vendosën të ndajnë me publikun lajmin e gëzuar se do të bëhen prindër për të dytën herë.
Lajmin e kanë dhënë mbrëmjen e djeshme gjatë koncertit recital “Hapësira e një ëndrre”, mbajtur në Prishtinë.
Ka qenë Miriami ajo që ka hipur në skenë për të kënduar bashkë me të shoqin këngën “Dhurata” dhe të dy bashkë kanë dhënë lajmin e gëzuar.
Albani është shprehur:
Sapo kanë dhënë lajmin, publiku ka shpërthyer në duartrokitje dhe ovacione si për t’i uruar për këtë moment të rëndësishëm në jetë.