Ish- deputeti demokrati Bardh Spahia është ndaluar nga policia, teksa ishte nisur për të shkuar në emisionin “Open” në Top Channel.
Në një lidhje direkte në emisionin "Open", Spahia u pyet nga gazetarët nëse ishte në dijeni se po kërkohej nga policia, pas situatës që u krijua dje në Shkodër.
Spahia tha se nuk ishte në dijeni të një informacioni të tillë:
Spahia ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare se është në kërkim.
Ish- deputeti tha se nuk ka organizuar asgjë dhe çdo gjë që është thënë nuk është e vërtetë.
Në fakt emri i ish-deputetit të PD-së nuk rezultonte në listën e personave që policia publikoi në daljen për mediat, ku bëri një bilanc të personave të arrestuar, shoqëruar apo në kërkim, lidhur me tensionet e regjistruara sot në disa KZAZ të vendit.