Gazeta gjermane Bild ka publikuar ditën e sotme 10 pergjime të reja në lidhje me manipulimin e zgjedhjeve në Dibër.
Në përgjime shfaqen zyrtarë të lartë socialistë si ish-ministri Tahiri, Xhemal Qefalia, apo Ulsi Manja.
Ndërkohë në përgjimin e 5-të, biznesmeni Ymer Lala telefohet nga nipi i tij Elio Lala.
Ky i fundit i komunikon xhaxhait të tij, se emisioni Fiks Fare mund të publikojë një video me lekë nëpër duar duke blerë votën.
Gjithashtu ai komunikon se e ka ndjekur të inflitruarin e Fiksit, por nuk ka mundur që ta kapë.
Kujtojmë këtu se PD ka denoncuar edhe më herë Ymer Lalën, për blerje votash në favor të PS-së në Dibër.
Përgjimi 5 Ymer Lala në telefon me nipin e tij Elio Lala
Elio Lala: O xhaxha Ymer Lala: He mer Elio Lala: A po pushosh ee Ymer Lala: Po Elio Lala: Jo të mora në telefon se doja të të pyesja, të takoj pak Admir Truken, se dje te Fiksi kanë nxjerrë Nehatin kshu, kurse sot mund të dalë ajo video ku është me lekë nëpër duar, e ke parasysh. Ymer Lala: hhh Elio Lala: Dhe thashë ta pyes si vepron Policia, ça bën pas videos Ymer Lala: Po ik e takoje njëherë Elio Lala: Po e takova dhe i mora numrin Ejsit Ymer Lala: Jo më se s’quhet provë ajo Elio Lala: Po kështu tha edhe ai... “mos e rruaj k...” Qeke lodh pak Ymer Lala: Jam dërrmu. Po më dhemb këtu mu Elio Elio Lala: Ku Ymer Lala: Në krah të djathtë. Në fund të shpinës në krahun e djathtë Elio Lala: Po pive ndonjë nga ato që ke ti, Advilat....Po pi nja dy Ymer Lala: Janë prapë sonte videot ee Elio Lala: Ndoshta mund të jetë video tjetër Ymer Lala: Nga ishte ky majmun Elio Lala: Nga Shodolli. A ishte i infiltrum, ai përgatit? E ndoqa sot. Ndryshoi rrugën bashkë me njerëzit e Fiksit. E ndoqa deri në qosh dhe sun e kapa. Ymer Lala: Kanë qenë ata të Fiksit që kanë ardh? Elio Lala: Për Zotin. Kanë ardh ata e kanë marrë me një një Benz të zi