Gjykata e Catanias ka dënuar me 15.5 vite burg Moisi Habiljan.
Moisi Habilaj ishte kreu i bandës, që transportonte drogë dhe armë nga Shqipëria.
Pjesë e hetimeve u bë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është dhe kushuri me Moisi Habilajn.
Tahiri u akuzua për favorizim të grupit kriminal.
Moisi Habilaj e dëgjoi vendimin në heshtje, ndërsa ndodhej prapa hekurave të gjykatës.
Ndërkohë për Nezar Seitin, gjykata vendosi 7 vite e 4 muaj burg.
Ndërsa për Meridian Sulajn, gjykata vendosi 8 vite e 4 muaj burg.