Prej disa kohësh qarkulluan zëra se këngëtarja Jonida Maliqi ishte në një lidhje me aktorin e humorit Romeo Veshaj, një prej binjakëve simpatikë nga Vlora që kanë spikatur me rolet e tyre.
Asnjëri prej tyre nuk pohoi apo mohoi këto zëra megjithëse dyshja hidhnin shpesh story nga i njëjti vend.
Teksa pyetej disa kohë më lidhur me këtë gjë, Jonida Maliqi tha se jeta e saj ishte private dhe se ajo do të donte që të mbetej e tillë.
Kujtojmë këtu gjithçka nisi kur Romeo postoi një foto me një vajzë misterioze me flokë të zeza, për të cilën mediat aluduan se ajo mund të ishte këngëtarja Jonida Maliqi.
Disa ditë më parë aktori provokoi sërish me një foto të publikuar në Instastoryn e tij.
Në një video të publikuar në rrjet nga MCN Radio, Jonida Maliqi shihet ngjitur, trup më trup duke u puthur dhe përqafuar me Romeo Veshajn, në pishina në këto ditë të nxehta.
Lidhja e tyre nuk është më thashethem.
Këngëtarja u nda pak kohë më parë nga biznesmeni Gentian Prizreni, me të cilin bënte një jetesë luksoze, që u vërtetua nga pamjet e shtëpisë në të cilën jetonte me të e që më pas e nxori në shitje me vlerën 800 mijë euro.