Gjendja e tensionuar midis policisë dhe mbështetësve të PD është pasuar edhe në Kukës dhe me sa duket nga zhvillimet e fundit ka kaluar në një tjetër nivel.
Kuksianët, të cilët njihen si qytetarë që ngrihen në protesta të dhunshme e kanë çuar këtë përplasje me FNSH në një tjetër shkallë. Pas djegies së gomave në KZAZ, policia hodhi gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.
Qytetarët kërkuan lirimin e qendrave të votimit, ndërsa dy persona mësohet se kanë mbetur të plagosur.
Ata kanë shqyer derën e KZAZ me kamionçinë.