Kapja në kohë e simptomave mund të parandaljë sëmundje të shumta, veçanërisht tek foshnjat.
Sëmundja e një fëmije është një përvojë e vështirë për çdo prind. Shumë probleme mund të evitohen nëse simptomat kapen me kohë.
Mjekët bëjnë me dije se disa shenja, tregojnë se fëmija juaj mund të këtë probleme të rënda, ndaj këshillojnë të mos i neglizhoni.
Më poshtë ju sjellim disa prej tyre.
Rritja e nishaneve
Nëse shihni ndonjë shenjë asimetrike, me ngjyrë të pazakonshme ose e madhe ose një nishan ekzistues që fillon të rritet, këto janë shenja se fëmijën tuaj duhet ta dërgoni tek ndonjë mjek.
Rënia e flokëve
Burimi i këtij problemi është, i fshehur brenda në trup. Arsyeja mund të jetë mungesa e vitaminave. Për ta gjetur arsyen e vërtetë, është e nevojshme ta dërgoni fëmijën te ndonjë pediatër.
Ndryshim në sjellje dhe humor
Një rënie e papritur e oreksit, probleme me gjumë ose rënie në lëvizje janë arsye të rëndësishme për ta çuar tek mjeku.
Rritje të madhësisë së kokës
Nëse ndodh të rritet madhësia e kokës, mund të jetë shenjë e ndonjë sëmundjeje.
Dëgjim i dobësuar
Nëse foshnja nuk reagon ndaj kërkesave dhe nuk përgjigjet kur e thirrsni atë në emër, ai ose ajo ka probleme me dëgjim. Kjo duhet të kontrollohet menjëherë tek ndonjë mjek.
Etje e vazhdueshme
Dëshira për të pirë shpesh mund të jetë shenjë e ndonjë problemi serioz. Në këtë rast, duhet ta takoni ndonjë mjek.
Gërhimë të zhurmshme
Gërhima e qetë nuk është shenjë e rrezikshme. Megjithatë, gërhima e zhurmshme mund të jetë tregues i probleme me frymëmarrje. Është e rrezikshme t’i injoroni këto simptoma, pasi mund të jenë shenja të ndonjë infeksioni.