Një qen, të cilin e kishin vjedhur nga kopshti i shtëpisë ku jetonte, është bashkuar me pronaren pas dy viteve.
Më herët gjatë këtij muaji, një strehë kafshësh në Ukrainë shpëtoi një qen që po jetonte rrugëve i bërë kockë e lëkurë.
Ai ndodhej në gjendje të mjerueshme, por me ndihmën e punonjësve në strehë gjendja e tij u përmirësua sadopak.
Të vendosur për t’i gjetur një shtëpi, njerëzit tek streha e nxorën qenin e madh me sy blu në mediat sociale. Pikërisht aty e identifikoi pronarja e tij që prej vitesh e kishte kërkuar.
Në videon më poshtë mund të shihni reagimin e tij kur e kupton se kush është gruaja që po i rrinte përballë.
Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania