Një skuadër e lëvizshme e karabinierëve ka arrestuar një shqiptar në Parma. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Armand Kërçuku.
Ky i fundit ishte një emër i njohur për policnë, pasi ishte arrestuar disa vite më parë për drogë.
Policët kanë kryer kontrolle në shtëpinë e tij në rrugën "Martinella", ku kanë zbuluar një pistoletë e llojit "Magnum" dhe 357 fishekë.

Foto ilustruese
Më pas ata kanë kontrolluar një kapanon i cili përdorej nga shqiptari.
Aty karabinierët, edhe me ndihmën e qenve, gjetën një pistoletë të llojit "Walther", një tjetër pstoletë gjysmë automatike me numër matrikullimi të gërvishtur, një sasi armësh, munizione lufte dhe detonatorë.
Sipas mediave italiane, pajisjet e shqiptarit ishin të ngjashme me ato të personazhit të njohur , agjenti 007.
Burimi: GazzettadiParma|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania