Nëse doni të bini në peshë mund ta keni gjetur veten duke kërkuar në internet, dhe jo vetëm, për dieta të ndryshme nga më ekstremet.
Por, në fakt gjëja kryesore që duhet të bëni është të ulni nivelin e stresit.
Sigurisht kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, por ka një mënyrë që mund t’ju ndihmojë.
Për të ulur nivelin e stresit ju duhet që të keni një gjumë të qetë gjatë natës, dhe për ta arritur këtë mund t’ju vijë në ndihmë çaji.
Pra duhet të pini një filxhan çaji përpara gjumit. Dhe nuk bëhet fjalë për çaj distik, por për çaj bimor.
Më të efektshmit në këtë rast konsiderohen Rooibos, mente, Pu-erh, kamomili dhe kanella.
Në këtë rast mund t’ju ndihmojë që të bini në peshë ulja e nivelit të kortisolit.
Ky hormon i stresit mund t’ju interferojë me tiroiden duke e bërë më të vështirë djegien e yndyrave.
Burimi:Mirror|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania