Një magjistar indian, i cili u fut në ujërat e një lumi i lidhur me zinxhirë dyshohet që të jetë mbytur.
Chanchal Lahiri, i njohur ndryshe edhe si 'Jadugar Mandrake' (Magjistari Mandrake) u shpall i humbur pasi vendosi të lidhej e të zhytej kokë poshtë në urat e lumit në Kolkata.
Lahiri u fut në lumë ditën e diel ndërkohë që mbante veshur një kostum ngjyrë të verdhë.
Për fat të keq, 40-vjeçari nuk mundi ta lironte veten nga zinxhirët dhe të dilte sërish në sipërfaqe. Gjithçka ndodhi në sy të njerëzve të pranishëm, mes tyre familjarë të tijët.
Skuadrat e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë në ujë që nga e diela, por ende nuk është gjendur asnjë gjurmë nga magjistari.
Një prej tyre u shpreh se, me shumë mundësi, Mandrake është mbytur.
Jayant Shaw, një fotograf që kishte pasur mundësinë të fliste me të, u shpreh se e kishte pyetur se pse po rrezikonte jetën për magjinë.
Ai i ishte përgjigjur:
Burimi:Mail Onlie|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania