Një shpërndarës droge është kapur nga policia, pasi shkruante emrin e tij në çantat me të cilat bënte shpërndarjen e lëndës narkotike.
Stephen Best u kap nga policët në Sussex, pasi kishte shkruar “Besti” në njërën prej çantave.
Policia gjeti brenda çantave një sasi të konsiderueshme kanabisi, kokaine dhe kristale të MDMA më 13 nëntor të vitit të kaluar, por në atë periudhë Best arriti të shpëtonte mirë.
30 vjeçari u vetëdorëzua disa dotë më vonë, më 27 nëntor, teksa çoi në polici edhe një çantë me emrin e tij, në rast se do ta arrestonin.
Pasi policët kontrolluan brenda çantës që shpërndarësi i drogës kishte çuar në polici, ata zbuluan edhe disa qese të tjera me kanabis, të cilat Stephen kishte bërë në plan t'i merrte me vete në burg.
Best, i cili kryente veprimtarinë e tij në Sussex, pranoi akuzat dhe u dënua me tre vite e gjysmë burg.
Burimi: Unilad |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania