Marifetet e vogla për të shpëtuar nga papastërtitë apo për të pastruar gjëra të ndryshme në shtëpi e ambiente të tjera, duket se janë kthyer në trendin e momentit dhe nuk kanë në plan të largohen edhe për disa kohë, për deri sa janë tepër funksionale.
Një grua e re ka shpërndarë me miqtë e saj një marifet që kryen me larësin e gojës.
Gruaja, e cila quhet Nikki, ka shpërndarë në grupin e quajtur “ We Love Mrs Hinch” në Facebook, një foto të këmbës së saj brenda një legeni.
Legeni është i mbushur me larësin e gojës me mente, të llojit Listerinë.
Ajo shprehet se ky lloj produkti është i mrekullueshëm për të pastruar lëkurën e vdekur të këmbëve dhe i bën ato të buta si të një bebeje.
Fotoja ka marrë komente të shumta, mes së cilëve edhe nga ato që e hedhin poshtë dhe e kontestojnë këtë ide.
Sipas ekspertëve të Medical News Today, silikati methyl, i cili ndodhet brenda larësve të gojës, është i ngjashëm me acidin salicilik, një kimikat eksfoliant.
Kjo do të thotë se larësi i gojës ka veti gërryese (pastruese), edhe pse nuk është kryer asnjë studim shkencor mbi veprimtarinë gërryese të këtij produkti.
Larësi i gojës është projektuar për tu përdorur në gojë, ku lëkura është shumë më e ndjeshme sesa në këmbë, ndaj përdorimi në këmbë nuk është i rrezikshëm.
Produkti është dezinfektues, ndaj nuk nxit riprodhimin e baktereve, por kuron infeksionet e ndryshme kërpudhore që ndodhen në thonjtë e këmbës apo në gishta.
Burimi: Mirror|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania