Fluturon fluturon Erioni/ Kandidati humorist i serviloset Ramës: Do bëjmë Niko Peleshin të lërë Korçën

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 15.06.2019, 17:18

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me fushatën elektorale edhe pse presidenti Ilir Meta e ç’dekretoi datën 30 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve vendore.

Sot Rama ka qenë në Kolonjë, ku ka prezantuar edhe kandidatin për këtë bashki. Kujtojmë këtu se PS-ja ia besoi këtë bashki, aktorit të humorit Erion Isai.

Gjatë mitingut elektoral, ky i fundit ka bërë disa premtime elektorale. Në fillim të fjalës së tij, ai tha se nuk do të bënte premtime elektorale të mëdha, por më pas ka deliruar pak.

Madje gjatë fjalës së tij, ai ka sfiduar edhe Niko Pelshin. Aktori ka thënë se do e bëjë, aq të bukur Kolonjën sa edhe Niko Peleshi do e lërë Korçën.

Isai është shprehur kështu:

Do ndodhë çudia, do të bëjmë Niko Peleshin të lërë Korçën dhe të vijë të pushojë në fundjavë.”

Po ashtu, ai premtoi se do të ndërtojë shkolla edhe sikur të ketë vetëm dy nxënës.

E ndërsa në fund para se ta ftonte Ramën të merrte fjalë, ai tha se do të ishte Erioni i tretë që do të sillte ndryshime të mëdha.

Aktori ka deklaruar:

Ndërtoi Tiranën me Erionin, ndërtoi Divjakën me Erionin, e ftoj të ndërtojë kolonjën me Erionin.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit