Nëse keni vërejtur një të tillë në trupin tuaj apo të dikujt atëherë duhet të informoheni mbi këto shenja. Gjithsesi, konsulta me ndonjë mjek apo profesionist është e domosdoshme, transmeton Koha Jone.
Të gjithë kemi nishane në trupin tonë dhe në shumicën e rasteve ata janë të padëmshëm.
Por, ka disa raste, kur një nishan komplet i padëmshëm kthehet në një kërcënim serioz për jetën.
Për t’i parandaluar këto raste apo qoftë edhe për t’i kapur në kohë, e mira është që t’i monitoroni shpesh nishanet që keni në trup.
Por si ta dallojmë nëse një nishan mund të përbëjë rrezik?
-Nishanet normale, në përgjithësi nishanet jo problematike, kanë ngjyrë të njëtrajtshme dhe të zbehur në zonën afër lëkurës.
Nëse shihni se po ndryshon formë ose ngjyrë me kalimin e kohës, duhet të konsultoheni me ndonjë mjek.
-Nishanet atipike, nishanet që nuk kanë formë të rregullt. Ato duken si normale, por duhet të vëzhgohen vazhdimisht sepse mund të bëhen të rrezikshëm.
Nishanet e errëta, këto lloj nishanesh kanë ngjyrë të mbyllur dhe janë të vogla. Kanë tendencë të shndërrohen në kancerogjene, kështu që duhet të mbahen vazhdimisht nën mbikëqyrje.
Melanoma, është forma më e avancuar e kancerit të lëkurës. Melanomat mund të paraqiten si të ngritura ose të sheshta dhe zakonisht kanë forma gjeometrike.