Edith Gonzales mund të cilësohet pa frikë si një prej aktoreve të serialeve televizive më të dashura për shqiptarët.
Me të jemi njohur shumë vite më parë, teksa interpretonte rolin e Salomesë, në telenovelën me të njëjtën emër.
Ajo ka ndërruar jetë në mënyrë të trishtë, pas një beteje të gjatë me kancerin.
Edhe pse gjatë periudhës së sëmundjes u përpoq që të përçonte mesazhe optimizmi, nuk arriti dot që ta mposhte.
3 vjet më parë ajo u diagnostikua me sëmundjen e rëndë të kancerit në vezore dhe ditën e djeshme e ka humbur betejën, në moshën 54-vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar mikesha e saj, aktorja Leticia Calderon, në një status në Twitter ku shkruante:
Burimi: Fanpage |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania