Një veteran lufte ka mundur të takojë sërish pas 75 vitesh, të dashurën e tij, nga e cila u nda për shkak të luftës.
Kara Troy (KT) Robbins, ushtar amerikan i vendosur në veri-lindje të Francës, në vitin 1944 ra në dashuri me 18-vjeçaren franceze Jannine Pierson.
Pas një romance të shkurtër, një mëngjes 24 vjeçarit Robbins i duhej të lagohej me nxitim nga fronti perëndimor. Më vonë, në Shtetet e Bashkuara, ai u martua me një femër tjetër.
Vajza, Jannine, tashmë e plakur, kujton:
Pas përfundimit të luftës, vajza nisi të mësonte disa fjalë në anglisht, me shpresën se një ditë Robbins do të kthehej në Francë.
Por edhe pse u martua e u trashëgua, Robbins e mbante gjithmonë në zemër të dashurën e tij të luftës.
Kur u kthye në Francë këtë muaj, duke qenë se ishte përvjetori i ditës së veteranëve dhe të rënëve të luftës, ai kërkonte kudo imazhin e të dashurës, me shpresën se ajo do të ishte ende gjallë.
Robbins u njoh me një gazetar francez, i cili e ndihmoi të gjurmonte të dashurën e luftës dhe të organizonte takimin mes tyre.
Teksa e shikonte me sytë e mbushur me lot, Robbins i tha të dashurës së tij:
Ndërsa duke qeshur, Pierson tha në frëngjisht:
I pyetur se pse nuk u kthye më në Francë për të gjetur të dashurën e tij, Robbins tha se kur martohesh, disa gjëra nuk i bën dot më.
Tani ata të dy kanë ngelur të ve, pasi bashkëshortët respektivë kanë ndërruar jetë. Çifti i të dashuruarve ndenjën për pak kohë bashkë, e më pas Robbins do të kthehet sërish në Amerikë, për ta lënë të dashurën e tij aty ku e gjeti, në Francë, me shpresën që do të takohen sërish sëshpejti.
Burimi: EuroNews |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania