Sado absurde që të duket, disa njerëz besojnë se Toka është e sheshtë, edhe pse prej kohësh është vërtetuar e kundërta.
Por, sikur të mos mjaftonte kjo teori, disa njerëz besojnë se Toka nuk është as sferike e as e sheshtë, por në fakt ka formën e një petulle.
Kjo ide u paraqit fillimisht në FlatEarthSociety.org në vitin 2008 nga një figurë misterioze e quajtur Dr. Rosenpenis si formë shakaje.
Por, në vitin 2012 kjo teori filloi të qarkullonte sërish.
Sipas teorisë, në qendër të planetit ekziston një vrimë e madhe që nuk mund ta shohim sepse, siç shkruan "Varaug", drita përthyet dhe shkon përgjatë formës së lakuar duke e bërë kështu vrimën si të padukshme.
Këto ide janë shpërndarë në mënyrë sporadike viteve të fundit, ndërsa ndjekësit e teorisë besojnë se hëna kalon mes përmes vrimës që ndodhet në mes.
Burimi:Vice|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania