Një vajzë e re ka nisur një mesazh në redaksinë e JOQ Albania. Në këtë mesazh, ajo tregon se sa e vështirë është të jetosh në një qytet si Durrësi.
Vajza e re tregon se sa të vështirë e ka të jetë vajzë në një qytet si Durrësi. Ajo thotë se nuk duhet të dalë në rrugë, pasi ka djem që rrinë kot që vetëm pinë lëndë narkotike dhe se ekziston edhe mundësia se ata mund ta përdhunojnë.
Vajza thotë se ajo nuk është as e lirë të vishet si do për shkak të këtyre njerëzve dhe se duhet të dalë me nënën, me shoqet dhe nëse ajo del me ndonjë shok ose kushëri njerëzit do të fillojnë të flasin keq.
Ndër të tjera ajo shkruan se ka shumë frikë të rritet në këtë vend sepse çdo ditë përballet me frikë, frikë dhe vetëm frikë.
E reja tregon se realiteti për vajzat dhe gratë është i rëndë, se ato dhunohen, poshtërohen nga burra që pinë si derra dhe që luajnë bixhoz.
Mesazhi i plotë:
Problemi im eshte i tille.Kam frik! Kam frik te jetoj ne kte qytet si Durresi. Kam frik te jetoj nkte bot mizore. Jam ende adoleshente dhe i urrej njerzit. I urrej vertet shum pasi un nuk duhet te dal sepse egzistojn perdhunimet nga cuna qe rrin kot dhe pin drog. Njerz t shpifur..shkaterrojn mijra jet vajzash per kenaqsin e tyre..kerkojm te hyjm n Evrop. uroj qe mos tna pranojn kurr..sepse shoqeria jon esht plot thashetheme vrasje perdhunime ,lot..sinqerisht..nuk ka drejtesi por ska as Zot..sa her dua te dal duhet te vishem patjeter keq qe ata perversat dhe kurvaret qe rrin rruges tmos me gjykojnn..gjithmon duhet t dal me mamin apo shoqe se nese te shohin me shok apo kushrinj do shpikin per ty..Cdo dit do perballem me frik..frik kur iki diku..frik t dal mbasdite dhe jo me n dark..kam frik! Kam shum frik te rritem nkte vend! Femrat dhunohen,poshterohen,perdhunohen, dhe burrat pijne si derra dhe luajne bixhoz, ndersa cunat zvarriten rrugeve duke enderruar se jan t gjith superman apo killer kur ne t vertet jan specie qe duhet te zhduken sa m par..sheh n insta apo fb djem qe shajn pse su flet..djem qe bejn screenshot foto vajzash dhe tallen me to..jan sjellje qe as kafsha sdo i bente sepse ka zemer..Por sot njerzit zemren e kan n mendje..uroj qe tmos rritem kurr ne kte bot te shpifur. Kam vertet frik nga kta specie..?!’’