Kim Kardashian i ka treguar më në fund gjithë botës, fytyrën e fëmijës së saj të fundit.
Në një postim të bërë në Instagram këtë të hënë, 38 vjeçarja publikoi një foto të djalit të saj, Psalm. Fëmija erdhi në jetë më 9 maj, nga një mitër surogato.
Përbri fotos, Kim shkroi “Psalm Ye Kardashuan West”, duke i lënë fansat të kuptojnë se Ye është emri i mesit i fëmijës.
Siç mund të kuptoni, Psalm është i vetmi fëmijë i çiftit Kardashian-West, që ka një emër të mesëm.
Kujtojmë se çifti kanë sjellë në jetë edhe tre fëmijë të tjerë, vajzën Chicago, 16 muajshe, vajzën North, 6 vjeçe dhe djalin Saint, 3 vjeç.
Burimi: People |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania