Rei Lleshi, një 18-vjeçar nga Tirana është shpallur njeriu më i fortë në Shqipëri.
Ai u shpall fitues në kampionatin e forcës në Kategorinë e të rinjve.
Në një intervistë për "Top Channel" Lleshi deklaroi se pesha maksimale që ai ka ngritur është 250-260 kg.
Ai tregon:
Pesha maksimale që kam ngritur ndonjëherë është 250-260, në kampionat kapa 600 kg në total në tre ushtrime shtag shtri, skuot dhe një tjetër ushtrim. Dita ime nis me 6 vezë në mëngjes të bardha sepse kanë më shumë proteinë, energji. Vaktet e tjera çdo dy orë ku mishi, fileto e pulës përfshihet në të 5 vaktet. Kostoja ditore shkon tek 30-40 mijë lek të vjetra."
Ëndrra e të riut nga Tirana është të jetë pjesë e sportit Strongs Men, ose siç njihen ndryshe si sporti i meshkujve më të fuqishëm të botës.
Rei shprehet:
Mund të futem për Strong Men tek njerëzit me të fuqishëm, tërheqje kamionësh, goma, gurë shumë të rëndë. Peshat kanë rrezikun e vet, por duhet sa më shumë kujdes dhe teknikë. Unë 24 orë të ditës ia përkushtoj këtij sporti”.
PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
Elvis Naçi
Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
Arjan Sala
Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
Edi Rama
Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
Lulzim Basha
Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
Sali Berisha
Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
Marin Mema
Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
Altin Goxhaj
Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
Klodian Elqeni
I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
Armando Broja
Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
Albin Kurti
Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
Lylzim Sulejmani
Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.