Në fillim të muajit maj në redaksinë e JOQ Albania erdhi një apel për ndihmë për një vajzë të vogël.
Nëna e vetë vajzës shkroi në redaksinë tonë dhe tha se nuk kishte mundësi ekonomike t’i blinte një karrocë elektronike, Ertës së vogël, e cila vuan nga paraliza cerebrale spastike dhe epilepsia.
Mesazhi i nënës së Ertës:
Kurse sot një lajm i gëzuar ka mbërritur në redaksinë tonë. E themi këtë, pasi karroca elektrike ka mbërritur në shtëpinë e Ertës.
Një qytetar ka shkruar se me ndihmën e Zotit, ia dolën mbanë.
Ai ka shkruar:
E tashmë vuajtjet e nënës së Ertës do të pakësohen, sado pak sepse siç shkroi në fillim në redaksinë tonë, ajo ishte ngujuar në shtëpi prej vajzës.

Përshëndetje JOQ! Unë jam Alketa Dimo, mami i Ertës 10-vjeçare, Fier. Erta vuan nga paraliza cerebrale spastike dhe epilepsia. Nuk kam mundësi ekonomike t’i blej një karrocë elektronike ngjitje-zbritje nga shkallët dhe vinç lëvizës...Jemi të ngujuara nga varfëria dhe sëmundja sepse unë jam në shërbim të Ertës 24 orë. Jam e vetme nuk kam njeri të më ndihmojë përveç Zotit dhe jush. "