Përgjimet e publikuara nga Bild mëngjesin e sotëm kanë shkaktuar një tërmet të vërtetë në politikën shqiptare.
Në përgjime provohen me fakte lidhjet e kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe zyrtarëve të tjerë socialistë, me elementë kriminalë, siç është i forti i Shijakut, Astrit Avdylaj.
Vetë reporteri i Bild, Peter Tiede ka bërë një postim në Twitter ku ka vendosur edhe versionin në shqip.
Tiede shkruan:
Dëgjoni vetë: Kështu mafia ble vota në Shqipëri
Ndërkohë në një reagim të pak orëve më parë, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, mohoi publikisht, përmendjen e lëkëve në përgjime.
Manja kërkoi nisjen e hetimeve për nxjerrjen e sekretit hetimor, ndërsa tha se artikulli i Bild kërkon të destabilizojë Shqipërinë.
Pikërisht kjo deklaratë e Manjës nuk i ka pëlqyer aspak reporterit gjerman. Ai ka reaguar sërisht, por kësaj radhe në Facebook.
Tiede ka shkruar ndër të tjera:
Më tej Tiede shton se nisja e hetimeve nga Prokuroria për nxjerrjen e përgjimeve tregon se janë të vërteta.
Tiede shkruan:
Dëgjoni vetë: Kështu mafia ble vota në Shqipëri @BILD_Politik #albania#Albanien: #Drogen #Mafia manipuliert Wahlen. Das zeigen Abhörprotokolle https://t.co/FP7j3qlllq
— Peter Tiede (@PeterTiede) June 5, 2019