Bild publikoi sot 5 përgjime të reja, të cilat fundosin edhe më tej Vangjush Dakon.
I forti i bandës së Shijakut Astrit Avdylaj, përdor pushtetin e Dakos për të bërë emërime në administratë, madje deri në rang deputeti.
Pikërisht në njërin prej përgjimeve, Astrit Avdylaj bisedon me kreun e Bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomanin, ku i kërkon të influencojë për të caktuiar si deputet Ilir Ndraxhin.
Ky i fundit do t'u siguronte mbështetje Avdylajve, të cilët do ta ndihmonin më pas në fushatë.
Pas pak kohe, vjen edhe emërimi nga lart për Ndraxhin, i cili sot ndodhet në Parlamentin e Shqipërisë.
Ndërkohë vetë deputeti i kontaktuar nga Fax News, ka komentuar shumë shkurt përgjimet e BILD.
Ai mohoi njohjen me Astrit Avdylajn. Gjithashtu ai tha se nuk ka komunikuar me vëllanë e tij, Arjan Ndraxhin, i cili ka biseduar drejtpërdrejt me Avdylajn, që Ilir Ndraxhi të zgjidhej deputet. Në 2017-ën, Ilir Ndraxhi ishte i 10-ti ose i 11-ti në listën e PS-së.

Ndraxhi tha: