Jay Z është këngëtari i parë i muzikës hip hop, i cili ka arritur të marrë statusin e miliarderit.
Si pasojë e një kombinimi të kompanive të suksesshme, muzikës fitimprurëse, investimeve të sigurta dhe zgjerimit në fushën e real estate, Jay ka arritur të ketë të ardhura në vlera të konsiderueshme.
Lajmi është bërë i ditur nga revista Forbes
Sipas saj, Jay, emri i vërtetë i së cilit është Shawn Corey Carter, ka arritur të grumbullojë 1 miliardë dollarë.
Vetë revista ka pasur nën vëzhgim reperin, prej momentit kur ai u rendit në listën e 400 njerëzve më të pasur në botë.
Siç duket, reperi ka arritur të bëjë zgjedhjet e duhura në biznes, sidomos pas bashkëpunimit me kompaninë e shampanjës Armand de Brignac si dhe konjakut D'Ussè.
Burimi: Daily Mail|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania