Prej katër vitesh Anthony Gignac jetonte një jetë luksoze, si të ishte me prejardhje mbretërore.
Ai mbante në trup bizhuteri të shtrenjta, udhëtonte në jahte private apo me makina me targa diplomatike si dhe mbante karta biznesi ku i referohej vetes si Sulltan.
Por e gjithë kjo histori e princit të shtirur përfundoi ditën e premte, kur “sulltani” u dënua më 18 vite burgim nën akuzën e mashtrimit.
Gjykatësi në Florida, ku edhe u zhvillua gjyqi, tha se 48 vjeçari kishte zhvatur plotë 8 milionë dollarë nga investitorët, duke i mashtruar ata.

Në deklaratën e bërë për mediat, zyrtarisht u tha:
I lindur në Kolumbi, Gignac u adoptua nga një familje amerikane në Michigan, në moshën 7 vjeçare.
Kur ishte 17 vjeç ai nisi të sillej si të ishte një princ nga Arabia Saudite, duke përdorur karta krediti të ndryshme, të cilat i vidhte.
48 vjeçari është arrestuar 11 herë nën të njëjtën akuzë, në jetën e tij.

Nga maji i vititi 2015 e deri më tani ai përdorte emrin Khalid Bin Al-Saud. Për të qenë sa më shumë princ arab, vishte rroba tradicionale të Arbisë Sauditeë, mbante vathë, unaza e varëse të shtrenjta si dhe shoqërohej përherë nga truproja.
“Princi” udhëtonte shpesh me jahte private luksize si dhe koleksioninte vepra arti.
Jeta e rremë pasqyrohej nëllogarinë e tij në Instagram, ku shpesh shpërndante foto nga jeta luksoze.
Burimi: BBC |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania