Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma është një prej më të komentuarave në botën e politikës.
Daljet e saj në seancat plenare në Kuvend janë gjithnjë të shoqëruara me vëmendje maksimale nga ana e gazetarëve jo vetëm për figurën, por veshjet e shtrenjta me të cilat ajo shfaqet.
E ndërsa para pak ditësh motra e vogël e Grida Dumës i ka dhënë fund beqarisë ku organizoi edhe një ceremoni në Tiranë.
Greis Duma ka shkëlqyer me fustanin e bardhë, jo më pak e bukur dukej edhe ish-deputetja e PD Grida Duma. Ajo kishte veshur një fustan të zi të gjatë, ngjitur pas trupit, duke i nxjerrë edhe në pah format trupore.
Vetëm katër ditë nga dasma, foto të reja janë publikuar nga dita e shënuar e motrës së politikanes simpatike që vetëm pak javë më parë i dha fund martesës së saj 22 vjeçare me ish-bashkëshortin Ilir Shqina.