“E vrava me armën e babait”, kjo është dëshmia tronditëse e Lena Pjollës në sallën e gjyqit

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 29.05.2019, 16:44

Policia e Shkodrës ka arrestuar ditën e sotme 42-vjeçarin Lush Pjollaj. Ai ishte në kërkim për vrasje të ndodhur që në vitin 2012. Pjollaj ishte dënuar nga Gjykata me 23 vite burg në mungesë, ndërsa lokalizimi i tij u bë në fshatin Vuksanaj të Dukagjinit.

Pjollaj ka vrarë me armë 49 vjeçarin, Marash Tonaj në fshatin Vuksanaj të komunës Shalë në zonën e Dukagjinit në 2012-tën.

Dyshohet se vrasja e ka zanafillën në vitin 2003, ku vëllai i viktimës, Nik Tonaj mendohet të jetë autori i vrasjes së një çifti bashkëshortësh, Nik dhe Lena Pjolla. Ata ishin prindërit e 42-vjeçarit që u arrestua sot nga policia.

Lidhur me vrasjen e ndodhur në vitin 2012 u arrestua edhe motra e Lush Pjollës. Lena Pjolla dyshohet si bashkëpunëtore në ngjarje më vëllain e saj. Lena Pjolla ka dhënë dëshminë e saj në vitin 2012 për vrasjen e Marash Tonajt.

Lena deklaroi në sallën e gjyqit se kishte qenë vetë dëshmitare e vrasjes së prindërve të saj në vitin 2003 duke shtuar se për vite të tëra kishte pritur që të hakmerrej por nuk kishte mundur pasi sipas saj, edhe shteti nuk e kishte arrestuar dot, deklraronte Lena më 17 Shtator 2012 në Gjykatën e Sjhkodrës.

Në deklaratë citohet:

I kam parë vetë duke mi vrarë prindërit pasi isha me to, m’i ka vrarë para syve të mi. Gjithë këto vite kam pritur që të vras Nikën por nuk kam mundur. Kam pritur që shteti ta kapte dhe të bënte burg por as kjo nuk ka ndodhur. Nuk munda më kur i shihja që më kanë vrarë prindërit dhe ishin të lirë.Nuk munmd të duroja më. E kam takuar Marashin në rrugë ditën e ngjarjes dhe kam bërë fjalë me të. Kam shkuar tek shtëpia dhe kam marrë automatikun që i përkiste dikur babanë tim dhe me të kam vrarë Marashin duke marrë gjakun e prindërve.”

Kështu ka deklaruar para trupit gjykues në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër, 34 vjeçarja Lena Pjolla ( Guri ) e akuzuar për vrasjen për gjakmarrje të shtetasit Marash Tonaj. ngjarje kjo e ndodhur në Vuksanaj të komunës Shalë në Shkodër, paraditen e 12 shtatorit 2012.

Vetë e akuzuara ka rrëfyer para trupit gjykues se Marash Tonajn 49 vjeç, e ka vrarë pasi vëllai i tij Nikë Tonaj, më 12 korrik 2003 i ka vrarë dy prindërit e saj Nikë e Lula Pjollajn.

Ajo është një ndër 6 fëmijët e çiftit Nikë e Lula Pjolla të vrarë në këtë fshat më 12.07.2003 nga fqinji i tyre Nikë Tonaj pas konflikteve për vijën e ujit. Autori u dënua në mungesë me 25 vjet burgim. Lena Pjolla, nënë e dy fëmijëve, e divorcuar, është vetëdërëzuar në polici duke pranuar vrasjen dhe duke treguar dhe vendin ku kishte fshehur armën e krimit,një zonë e pyllëzuar në fshatin Vuksanaj.

Ajo ka qenë e martuar dhe ka jetuar në Torovicë të Lezhës por është divorcuar dhe pak kohë para se të vetë-dprëzohej në 2012 kishte shkuar tek shtëpia e prindërve në Vuksanaj.

Familja Tonaj, pas ngjarjes së vitit 2003 ishte zhvendosur në fshatin Grudë e Re, ndërsa në Vuksanaj kishin shtëpinë e dikurshme dhe viktima Marash Tonaj shkonte shpesh atje. E pandehura nuk ka shfaqur pendim në atë kohë për atë që ka bërë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit