Afërdita Dreshaj është një nga këngëtaret shqiptare që bëhet shpesh kryefjala e mediave rozë. Së fundmi ajo është vënë në qendër të vëmendjes prej vëllait të saj.
E themi këtë pasi vëllai i saj i vetëm Arbëri është martuar. Ai ka bërë një dasmë shqiptare në mes të Amerikës.
Ka qenë vetë Afërdita Dreshaj ajo që e ka treguar këtë gjë. Ajo ka ndarë momente të veçanta nga kjo ceremoni.
Siç thamë edhe më lart dasma është bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por detajet shqiptare ishin të shumta duke nisur që daullet.
Në këtë dasmë janë luajtur edhe këngë popullore shqiptare. Afërdita së bashku me motrën e saj mbante veshur një fustan rozë pastel, pas trupit.
Ajo ka shkruar edhe urime për vëllain e saj. Ajo ka shkruar: