Shqiptarët bëjnë shqiponjat kudo në botë të fluturojnë me arritjet dhe shpalosjen e talenteve të tyre.
Rasti konkret është i djaloshit të ri shqiptar Gjon Muharremaj, i cili është kualifikuar për në gjysmëfinalen e “The Voice of France”.
Zëri i tij brilant ka lënë jurinë gojëhapur teksa ka interpretuar këngën “Rocket Man” të Elton John.
Shqiptari është vlerësuar me pikët më të larta.
Ai njihet me emrin e artit “Gjon’s Tears” apo “Lotët e Gjonit”, i lindur në Zvicër, ka origjinë shqiptare, me babain nga Kosova dhe nënën nga Tirana.