Në lidhje e protestën e 6-të kombëtare të opozitës që po mbahet pasditen e sotme, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Ai ka shkruar se Rama po fshihet në tunelet e Bizës.
Postimi i Berishës:
Opozita ka bërë publikë shifrat e pjesëmarrjes nga rrethet dhe ka numëruar mbi 60 mijë protestues.
Të rinjtë e FRPD të pajisur me shirita të bardhë në krah do të pozicionohen para kordonit policor që rrethon kryeministrinë dhe do të bëjnë thirrje për protestë paqësore.
Në protestë marrin pjesë jo vetëm militantë të opozitës së bashkuar, por edhe qytetarë që shprehen të lodhur nga premtimet boshe të qeverisë aktuale dhe kërkojnë rrëzimin e Ramës.