Në një fjalim të mbajtur mes lotësh kryeministrja britanike, Theresa May njoftoi të premten se do të dorëhiqej pas problemeve me procesin e Brexit.
Dorëheqja e May-t lidhet me krizën që ka përfshirë Britaninë e Madhe pas vendimit për të dalë nga BE ndërsa kryeministrja shtoi se do t’i mbetet peng që nuk e çoi Brexit përpara.
Ndërkohë që May njoftoi që do ta lërë postin e saj më 7 qershor, tashmë nis dhe gara për zëvendësimin e saj.
Në këtë garë nuk do të zgjidhet vetëm lideri i ri partiak por edhe kryeministri i ardhshëm i vendit.
Deri më tani janë konfirmuar 4 kandidatë, Sekretari i Jashtëm, Jeremy Hunt, Sekretari i Zhvillimit Ndërkombëtar Rory Stewart, ish Sekretari i Jashtëm, Boris Johnson dhe ish-sekretarja e Punës dhe e Pensioneve, Esther McVey.