Një nga premtimet që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë më së shumti është ai që Tirana do të ketë një pyll orbital.
Shpesh herë Veliaj është parë në kronika televizive me lopatë në dorë, duke mbjellë pemë. Ndërsa nga ana tjetër mjafton të ecësh jo më shumë se 15 minuta nëpër të Tiranë për të parë se pallatet po ‘’mbinë si kërpudhat’’ pas shiut.
E ndërsa gjatë ditës së sotme një qytetar ka nisur disa foto në redaksinë e JOQ ALbania. Në këto foto dallohet mjaft mirë maskara që po bëhet në emër të pyllit orbital tek liqeni i Farkës.
Qytetari që ka nisur fotot në redaksinë e JOQ Albania shkruan se firma e ndërtimit që po bën punimet ka hedhur gjithë dheun në parkun e liqenit.
Qytetari ka shkruar:
Në foto dallohen edhe ndërtesa, por se çfarë lidhje ka një godinë prej betoni me pyllin orbital nuk dimë ta themi.
Kujtojmë këtu se Tirana është renditur në listën e atyre qyteteve, ku normat e ndotjes janë më të larta se normat e Bashkimit Europian.
Më poshtë po ju sjellim fotot, pamjet e të cilave flasin për një masakër mjedisore më shumë se 1000 fjalë.