Ulja te shtëpia e ish-presidentit dhe klipi i Zajminës, ish-komandanti i FA-ve: Shpifje monstruoze, do ta hedh në gjyq Topin

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.05.2019, 16:58

Ish-presidenti i Shqipërisë Bamir Topi ka hapur shumë polemika me librin e tij "Nocturn". Topi ka rrëfyer në libër një pasazh, ku sipas tij Sekretari i Mbrojtjes i asaj kohe, Edvin Kulluri, urdhëroi helikopterin e Forcave të Armatosura, që të ulej në shtëpinë e tij, për t'i bërë presion.

Topi ka treguar se pilotët e helikopterit ishin Donald Hoxha dhe Sokol Çunaj. Ky i fundit nëpërmjet një interviste për Faxnews, ka dhënë versioni e tij të ngjarjes. Çunaj është shprehur se ish-presidenti ka shpifur dhe familjarët e tij janë shqetësuar nga artikujt në media.

Gjithashtu ai ka thënë se do të padisë Topin për shpifje. Sipas Çunajt, fluturimi në fjalë ka ndodhur më datë 23, ndërsa urdhëri për klipin e këngëtares Zajmina Vasjari, ka ardhur më datë 26 mars të 2013-ës. Në këtë mënyrë ai hodhi poshtë deklaratën e Kullurit.

Më tej, ish-komandanti i helikopterëve të Forcave të Armatosura, tregon se është pushuar pa motivacion nga puna dhe se e kanë detyruar të ndërmarrë misione të jashtëligjshme.

Çunaj shprehet:

Jam shumë i revoltuar, së bashku me familjarë dhe miqtë e mi të cilët kanë parë shkrimet nëpër gazeta. Këto janë të gjitha shpifje monstruoze dhe unë do ta hedh në gjyq ish-presidentin Topi për shpifje. Unë nuk i kam bërë keq askujt, pavarësisht gjithçkaje që më kanë bërë. Nuk kam hapur asnjë lloj gjyqi. Forca ajrore ka hallka që nuk shkelen kurrë. Për çfarë dëshmitari më flisni? Unë jam gati të përballem me politikanin që I paskam shërbyer, sipas ish-presidentit. Gjithçka ka nisur me fluturimin e datës 10 mars 2013. U ndryshua vendi i uljes në momentin e fundit, për shkak të motit të keq dhe koordinatat e fundit i dhamë më datë 10. Pas nisjes nga Vau i Dejës ndaluam për 12 minuta. Sipas gazetave e kam marrë helikopterin pa leje, ndërsa tani shkruajnë se jam ulur me helicopter. Ky fluturim është bërë me urdhër të shefit të shtabit që ka qenë në atë kohë.Ndërsa urdhëri për fluturimin e këngëtares ka arhdur mëdatë 26. Kjo këngëtarja bëri një klip që e shëmtoi figurën e Forcave të Armatosura, por ishte me urdhër. Forca ajrore ka hallka që nuk shkelen kurrë. Unë kam fluturuar për 20 vite në avionet supersonike dhe për të fluturuar ka disa hallka që duhet të ndiqen Kam ndjekur urdhëra nga lart, s’kam bërë asgjë tjetër. Në misionin e fluturimit të këngëtares unë nuk kam marrë pjesë. Më pas mua më shkarkuan pa asnjë lloj motivacioni. Më detyruan që të ndërmarr misione të jashtëligjshme. Unëjam gati të përballem me çdokënd, pasi këtë gjë nuk dua ta trajtoj vetëm si konflikt personal. Kjo nuk është Shqipëria që duhet të jetë për shqiptarët. Njerëzit e veshur me pushtet janë ekstremistë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit