Pak kohë më parë mediat trumbetuan me të madhe problemet me sigurinë ushqimore, duke nisur që nga perimet dhe frutat me hormone e deri te djathi me allçi.
Së fundmi është zbuluar edhe hija e prodhuesve me gjizën. Teknologu Nazif Tivari është shprehur për Top Channel se përse përdoret vaji i palmër te gjiza dhe si ta kuptojmë këtë.
Ai tha:
Sipas Tivarit, gjia me vaj palme kushton 120 lekë, ndërsa gjiza bio shkon deri në 180 lekë me shumicë.
Teknologu ka treguar edhe një metodë tjetër, ku përbërësit e gjizës janë qumështi pluhur dhe niseshteja. Ky eksperimet përdoret edhe për djathin e picës.
Teknologu shton:
Gjithashtu nëse salca e kosit është shumë e ëmbël, nuk është cilësore por e tejngopur me konservantë. Kujtojmë se pak ditë më parë AKU tregoi sesi një prodhues vendas ksihte futur mijëra ton vaj palme dhe nuk e justifikonte përdorimin e tij, edhe pse në kartën teknologjike shkruhej se nuk duhet përdorur më shumë se 20% te produktet e qumështit.