Shumë prej nesh mund të na ketë ndodhur, që të jemi bërë pre e sulmeve nga qentë e rrugës. Këto të fundit janë shtuar shumë dhe përbëjnë rrezik serioz për qytetarët, sidomos për fëmijët.
Ndërkohë te pallati i verdhë në Kamëz, prej ditësh qarkullon i zgjidhur një qen i rracës "Pitbull". Kjo lloj rrace është shumë e rrezikshme, jo vetëm për njerëzit, por edhe për qentë e rracave të tjera.
Në redaksinë e JOQ Albania, kanë ardhur disa pamje, ku shihet sesi një pitbull sulmon një qen rrugës. Pitbulli e ka kafshuar qenin në qafë dhe nuk e lëshon. Madje e tërheq zvarrë dhe e fut poshtë rrotave të një makine.
Qytetari që ka dërguar videon ka shprehur shqetësim për këtë rast, pasi askush nuk po merr masa, edhe pse qeni ndodhet prejt dy ditësh nëpër pallate. Ndër të tjera ai shkruan se në vend të këtij qeni të pafatë, nesër mund të gjendet një fëmijë.
Mesazhi për JOQ Albania: