Shqipëria ofron shumë, vend mahnitës për turistët

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.05.2019, 12:25

Shqipëria është e renditur në një ndër vendet ku mund të kalohen pushimet më të bukura dhe të përballueshme për xhepin. Çmimet normale për turistët e huaj, vende të virgjëra dhe të pashfrytëzuara ende, plazhet e pastra, kanionet si dhe zonën mahnitëse turistike e bëjnë vendin tonë një atraksion për turistë.

“Awutar” tregon se shërbimi është në nivel të lartë europian dhe vendasit janë shumë mikpritës dhe i respektojnë turistët. Diçka që duhet të bësh patjetër është të njihesh me kuzhinën dhe verën vendase. Shqipëria nuk është aspak larg Francës dhe do të kënaqeni shumë.”

Por cilat janë atraksionet më të mëdha për turistë?!

Fillojmë me Muzeun Kombëtar Etnografik në Berat

Muzeu i Beratit i hapur kohët e fundit është një tërheqje e turistëve. Ndërtesa sipas arkitekturës Beratase, mobiljet mahnitëse, traditat dhe zakonet e banorëve të zonës si dhe procesi i prodhimit të vajit të ullirit janë një kuriozitet i rrallë për turistët.

Punishtja e verës “Çobo”

Një biznes familjar ku pronarët me kënaqësi i tregojnë turistëve rreth artit të nxjerrjes së verës. Vera e bardhë dhe e kuqe është në dispozicion të tyre për t’u shijuar.

Shehi “Skënderbej”

Zhvendosemi në kryeqytet, tek sheshi “Skënderbeu” që është zemra e këtij vendi. Në qendër monumenti i Skënderbeut, heroit kombëtar dhe rreth tij ndërtesat e tjera si Xhamia e Et’hem Beut, Opera, Muzeu Kombëtar dhe Kulla e Sahatit. Madhësia e këtij sheshi krahasohet me atë të Sheshit të Kuq.

Muzeu Historik Kombëtar

I themeluar në vitin 1981 është muzeu më i madh në të gjithë vendin me rreth 5000 ekspozime. Ka stenda për kohën e mesjetës, Rilindjes, anti-fashizmit pavarësisë dhe etnografisë. Një muze që lejon turistët të marrin një informacion të plotë për të gjitha fazat e historisë së vendit.

Liqeni i Shkodrës

Njihuni me liqenin më të madh në gadishullin Ballkanik. I vendosur mes dy shteteve, Shqipërisë dhe Malit të zi, liqeni i Shkodrës tërheq turistë të shumtë. Brigjet piktoreske dhe flora e fauna e pasur e bëjnë liqenin mjaft atraktiv.

Ksamili

Padyshim vendi më i vizituar nga turistët dhe një ndër më të famshmit në Shqipëri. Uji i pastër dhe plazhet e mrekullueshme janë një atraksion më vete. Uji kristal me një ngjyrë blu që i jep një peizazh më të bukur zonës është ajo që lakmojnë turistët. Për të mos folur më pas për ishujt e pabanuar që shumë thjesht mund të arrihen me not.

Kalaja e Beratit

Nëse ndaleni në Berat një vend që duhet të vizitoni është edhe Kalaja e Beratit. Një muze i arkitekturës së lashtë dhe mbi të gjitha vend historik. E ndërtuar në shekullin XIII, të jep mundësi të vëzhgosh të gjithë qytetin

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit