Një grua e cila kishte harruar gabimisht në një piceri pothuajse gjysmë milionë dollarë pati fatin e mirë që paratë e saj ranë në dorë të një shqiptari.
Karen Vinacour kishte qenë bashkë me vajzën e saj në një piceri të quajtur Patsy's në Nju Jork, për drekë dhe e kishte lënë zarfin me çekun brenda pa e kuptuar.

Vinacour nga Manhattan kishte lënë në tryezën e saj çekun me 424,000 dollarë, para me të cilat do të paguante shtëpinë e saj të re.
Për fatin e saj të mirë, tryezën ku ajo ishte ulur shkoi që ta rregullonte kamerieri shqiptar i quajtur Armando Markaj.
Markaj është një 27-vjeçar i cili punon tek piceria dhe vazhdon studimet për mjekësi. Pasi pa që në tavolinën ku ishte ulur gruaja ishte një zarf banke, Armando e kuptoi menjëherë se me shumë mundësi do ishte diçka me rëndësi.
Ai u shpreh për Daily News:
Markaj u trondit kur hapi zarfin dhe zbuloi që brenda kishte një çek me pothuajse gjysmë milioni dollarë.
Ai foli menjëherë me pronarin e picerisë, Frank Brija, dhe u kujdesën që paratë të ktheheshin tek e zonja.
Kur Karen u paraqit tek piceria për të marrë çekun, gjëja e parë që i tha pronarit ishte se ishte penduar shumë që nuk i kishte lënë bakshish Markajt ditën e incidentit.
Burimi:Daily News|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania