IKMT prej dy ditësh ka nisur një aksion në plazhin e Shëngjinit për prishjen e gjithë bizneseve apo kioskave pa leje.
Por, IKMT është përballur me rezistencën e pronarëve të këtyre kioskave. Disa prej tyre janë përplasur edhe me forcat e policisë, që kishin shkuar aty.
Siç shikohet edhe në një video, që po qarkullon në rrjet njëri prej, personave që rrezikon t’i shembet prona pasi ka parë që e motra ishte shtrirë në tokë dhe e rrethuar nga policët, ka marrë qenin e rracës Rottweiler duke e lëshuar drejt tyre.
Burri në fjalë u drejtohet disa herë policëve me fjalët “Mos e prekni, mos e prekni”, por pasi policët nuk pranojnë dhe i thonë të largohet ai lëshon qenin.
Në pamjet e shpërndara nga ‘’vizion plus’’ shikohet se si personi në fjalë është drejtuar policëve me fjalët:
Më pas efektivët e kanë tërhequr burrin dhe janë mundur ta largojnë bashkë me qenin.