Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, është betuar ditën e sotme në Kuvend, pasi pranoi të merrte mandatin e deputetit.
Jo vetëm që ka tërhequr vëmendjen me veshjen e tij të pazakontë, papionin e kuq që e kishte kombinuar me këpucët në të njëjtën ngjyrë, por edhe me ato që ka thënë ën momentin që është betuar.
Ai tha ditën e sotme në Kuvend në momentin kur u betua:
Kujtojmë se Gjuzi, ish-aleat i Bashës vazhdimisht ka deklaruar se pranoi mandatin për t’u përballur në Kuvend me ‘Rilindjen’.
Vlen të kujtojmë se kohë më parë Kujtim Gjuzi pati debate me punonjës të KQZ, pasi sipas tyre, çdo ditë shkonte në këtë institucion dhe kërkonte mandatin.