Sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit, deti Jon nuk është më i yni. Skandali është denoncuar nga profesori i Universitetit Bujqësor, Rigers Bakiu.
Ky i fundit ka reaguar pas përditësimit të fundit që kjo agjenci i ka bërë hartave të saj.
Sipas Bakiut, rezulton se deti Jon i ka kaluar Greqisë fqinje. Ndarja mes detit Jon dhe atij Adriatik nga ishulli grek i Korfuzit është shënuar me vijë blu.
Në reagimin e tij Bakiu thotë se deti Jon nuk e lag më rivierën e bukur të Shqipërisë, ndërsa shton se në lidhje me këtë skandal është njoftuar edhe kryeministria.
Profesori ka thënë më tej, se për zgjidhjen e kësaj çështjeje nevojitet sensibilizim kombëtar.
Reagimi i plotë: