Linda Jarani është cilësuar si një ndër aktoret më simpatike. Aktoren jemi mësuar ta shikojmë mjaft të kuruar deri në detaje.
Por, së fundmi ajo gjatë një interviste i ka habitur të gjithë me një përgjigje që ka dhënë.
E themi këtë pasi gjatë emisionit ‘’Xing me Ermalin’’, ajo ka thënë se ishte pa depiluar.
Kujtojmë këtu se Linda Jarani ishte ftuar në "Xing me Ermalin" së bashku me kolegët e saj për shfaqjen "Boeing Boeing".
Një prej pyetjeve që u bëri, moderatori i këtij emisioni ishte se cili prej tyre momentalisht ishte pa depiluar.
Pjesa më e madhe shkruan emrin e aktorit Amos Mujo, ndërsa aktorja e njohur Linda Jarani shkroi emrin e saj duke shkaktuar kështu habi dhe të qeshura tek publiku.