“Vrasja e babait ishte politike, kemi rezerva për policinë”

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 04.05.2019, 18:48

Deputeti i ndjerë i Partisë Socialiste Fatmir Xhindi u vra në rrethana të panjohura në 3 maj të vitit 2009. Edhe pse kanë kaluar 10 vite nga humbja e tij, djali i Xhindit kërkon drejtësi për babain e tij.

Ditën e djeshme u mbushën plot dhjetë vite nga humbja e deputetit Fatmir Xhindi, e ndërsa i biri Anduel Xhindi është sot deputet i Partisë Socialiste. Ai është shprehur se ka rezerva për punën e bërë asokohe nga Policia dhe se vrasja e babait të tij ka ndodhur për shkaqe politike.

Këtë e thotë me bindje pasi konflikte të tjera nuk kanë pasur.

Anduel Xhindi shprehet në emisionin “Kjo Javë”:

Kemi rezervat tona edhe me punën e policisë asokohe gjatë veprimeve të ndërmarra për krehjen e zonës. Për mënyrën sesi është proceduar nga policia atë natë dhe në vazhdim. Ne vetë si familjarë, shumë pranë shtëpisë sonë, kohë më vonë kemi gjatur një krehër kallashnikovi. Po të mos e kishim gjetur ne aty do të ishte akoma.”

Ai u shpreh se vrasja e të atit është bërë për shkaqe politike, pasi nuk ka pasur asnjë konflikt tjetër.

Ai shton:

S’kemi pasur asnjë konflikt, personal. Nuk kemi pasur konflikte pronash. Pista e vetme është ajo politike, por nuk mund të vendos gishtin. Presim që drejtësia e re të thotë fjalën e saj.”

Ish-deputeti socialist Fatmir Xhindi u vra tek dera e shtëpisë së tij në Roskovec. Ai ishte duke parkuar makinën tek oborri i shtëpisë kur u qëllua me breshëri plumbash.

Fatmir Xhindi, baba i tre fëmijëve, ishte një nga themeluesit e PS në qarkun e Fierit. Nga viti 1997, për tre legjislatura radhazi, ai ka qënë deputet në këtë zonë. Djali tjetër i tij, Anduel Xhindi është deputet i PS në Kuvend.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit