Një 30-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Budva të Malit të Zi.
Sipas mediave serbe, Bajram Pista dyshohet se erdhi në Budva për të ekzekutuar një prejt anëtarëve të dy klaneve mafioze.
Policia malazez ka nisur hetimet për të zbuluar edhe personat që i kanë dhënë informacione 30-vjeçarit.

Gjatë një kontrolli në banesë e tij më 29 prill, policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë automatike me silenciator e llojit "scorpion" , heroinë dhe një telefon celular.
Pista u tha hetuesve se kishte ardhur në Mal të Zi për të bërë tregti armësh.
Aktualisht shqiptari ndodhet në paraburgim, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje
Burimi:Kurir| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania