Goditi gruan me sopatë në kokë teksa flinte, rrëfehet burri: Më tradhtonte me komshiun

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03.05.2019, 11:40

63-vjeçari Skënder Hoxha pranoi dje autorësinë mbi vrasjen e bashkëshortes së tij 53-vjeçare Antoneta Hoxha me të cilën kishte 30 vite që jetonte. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Vagalat të Memaliajt disa ditë më parë.

Sipas atyre që raportohen, çifti kishte patur një debat mbrëmjen e djeshme, që degjeneroi në dhunë fizike.

Edhe pse me fraktura të rënda në trup, ajo vazhdonte të ishte gjallë dhe i kishte kërkuar ndihmë bashkëshortit ta shpëtonte. I vendosur për ta lënë të vdiste, Hoxha nuk ka pranuar t’i vinte në ndihmë. Ajo u gjet e larë në gjak në katin e dytë të banesës ku jetonte, fillimisht nga të afërmit dhe komshinjtë të cilët kanë hyrë të parët aty në orën 04:00 të mëngjesit.

Hoxha e ka raportuar si një vrasje nga njerëz jashtë familjes. Ai ka dëshmuar se dyshonte se ajo e tradhtonte me komshiun e tyre me iniciale S.H.

Në raportin e policisë, të siguruar nga Dosja.al, zbulohet ngjarja makabre, mënyra si Skënderi vrau Antonetën me bishtin e sopatës, në dhomën e gjumit, kur ajo flinte gjumë, mëngjesin e 30 prillit 2019.

Vrasja e Antoneta Hoxhës ndodhi në orën 00:30, me bishtin e sopatës

Në raport thuhet se pas vrasjes, viktima është e gjetur e mbuluar në gjak, e veshur me rroba shtëpie, dhe me një litar gjaku të mpiksur në trup.

Në raport thuhet:

Kohët e fundit, Skënder Hoxha, ka dyshuar se gruaja e tij kishte lidhje jashtë martesore me shtetasin S.H. Më datë 30 prill, ora 00:30, kur Antoneta ishte në gjumë, ai ka marrë sopatën që kishte jashtë shtëpisë tek drutë, ka shkuar në dhomën e gjumit ku po flinte Antoneta, dhe e ka goditur 2 herë në anën e majtë të kokës, sipër veshit, me myqën e sopatës. Ai ka parë që me dy goditjet e para, Antoneta nuk po vdiste dhe po i dilte gjak nga goja dhe veshi e po përpëlitej në krevat. Në këtë kohë e ka goditur edhe njëherë tjetër me myqën e sopatën mbrapa kokës. Pasi ka konstatuar se ajo ka vdekur, ka fshehur sopatën me të cilën e vrau tek një kazan me ujë, jashtë shtëpisë tek çezma.”

“Më tradhtoi me komshiun”, del dëshmia e të akuzuarit

Në këtë raport, zbulohet dëshmia e fqinjit që është akuzuar nga Skënder Hoxha se kishte lidhje jashtë martesore me Antoneta Hoxhën.

Dëshmia e fqinjit

S.H., është pyetur si person që tregon rrethanat e hetimit. S.H sqaroi se nuk ka patur asnjë lloj marrëdhënie intime me shtetasen Antoneta Hoxha. Me familjen e shtetasit Skënder Hoxha dhe me bashkëshorten e tij, Antonetën ka patur thjesht marrëdhënie familjare, hyrje dalje te njëri-tjetri për shkak se janë bashkëfshatar. Sot, më 30 prill, rreth orës 06:00, ka qenë në gjumë dhe në këtë kohë ka dëgjuar të bërtitura grash që vinin nga shtëpia e Skënder Hoxhës. Është ngritur dhe ka shkuar tek shtëpia e Skënderit, ku ka mësuar se Antoneta, bashkëshortja e Skënderit kishte vdekur. Më pas, aty ka mësuar se Skënderi e kishte vrarë me sopatë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit