Patentat e reja nuk njihen në disa vende të BE-së, marrëveshjet kanë qenë për modelin e vjetër

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 02.05.2019, 21:25

Patentat e reja nuk njihen nga shtetet me të cilat Shqipëria ka marrëveshje, pasi këto marrëveshje janë nënshkruar për modelin e vjetër të patentave.

Aktualisht, Shqipëria ka disa marrëveshje të nënshkruara për njohjen reciproke dhe konvertimin e lejeve të drejtimit. Ndërkohë që për të gjitha ato vende, me të cilat nuk ka një të tillë, është e domosdoshme pajisja me leje drejtimi ndërkombëtare.

Mbrëmjen e sotme në “Fiks Fare” u trajtua mosnjohja e modelit të ri të lejeve të drejtimit, që janë hedhur nga 24 janari i vitit 2017.

Në “Fiks Fare” kanë mbërritur ankesa nga disa emigrantë shqiptarë, të cilët ngrenë zërin për mosnjohjen e patentave, edhe pse midis dy shteteve ka marrëveshje.

Një nga këto shtete, me të cilën është nënshkruar marrëveshja dypalëshe, është edhe Italia, por disa provinca të veriut të Italisë nuk i njohin patentat shqiptare.

Polikron Muço që jeton në Firence, pas marrjes së patentës së re që doli në vitin 2017 në një format të ri, ashtu siç janë edhe standardet europiane, kërkoi që ta konvertonte në Itali. Aplikoi për konvertimin e patentës së re, ashtu siç kishte bërë më parë, por kësaj here hasi në vështirësi.

Shteti italian, për shkak të ndryshimit të modelit të lejes së drejtimit, nuk e njeh atë. Ai shpjegon për “Fiks Fare” se në Firence i kanë thënë se konvertohen vetëm lejet e drejtimit në formatin “card”, që në Shqipëri janë lëshuar nga 1 korriku i vitit 2005 deri në vitin 2016. Për modelin e ri të patentave, autoritetet atje i janë shprehur se nuk janë njohur nga shteti shqiptar.

Shqetësime në lidhje me njohjen e patentave, emigrantët shqiptarë kanë pasur edhe në Gjermani. Andi Shkulaku ankohet se, shteti në të cilën ai është zhvendosur dhe jeton prej dy vitesh, nuk e njeh patentën shqiptare. Gjermania, lejen e drejtimit të vendit tonë e njeh vetëm për 6 muaj rezidencë në Gjermani, më pas ky dokument “nuk pi ujë”. Ai i drejtohet “Fiks Fare” të ngrejë shqetësimin e tyre.

Për këtë problem, gazetarët e “Fiks Fare” iu drejtuan Drejtorisë së Transportit Rrugor, ku drejtori Shkëlqim Gruda shprehet se është në dijeni të situatës në veri të Italisë.

Deklarata e Shkëlqim Gruda:

Nga Drejtoria ndiqen procedurat që merren nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. Në dijeninë tonë, nga MIE është bërë gati drafti i V.K.M-së për rinovimin e parakohshëm të marrëveshjes, e cila skadon në dhjetor të këtij viti me Italinë".

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transporteve, konvertimi i patentave shqiptare është njësoj si ai i patentave të vendeve të tjera jo anëtare të BE-së, që kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe me Italinë, ashtu si Shqipëria. Në faqet zyrtare të kësaj ministrie, i vetmi shënim për Shqipërinë është që marrëveshja është e vlefshme për 5 vite, duke filluar nga 25 dhjetori 2014 deri më 25 dhjetor 2019.

Ndërkohë që nga Ministria e Jashtme është bërë me dije se, dy muaj pas daljes së udhëzimit për modelin e ri të patentave, u njoftuan të gjithë përfaqësitë diplomatike dhe ambasadat në të gjithë botën për ta paraqitur në vendet ku operojnë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit