Ekskluzive/ Ky është 29-vjeçari shqiptar që e sulmuan me thikë në gjoks në burgun grek

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 02.05.2019, 13:42

Burime ekskluzive për JOQ Albania kanë konfirmuar se Ergest Alija nga Librazhdi është shqiptari, i cili ka mbetur i vrarë ditën e djeshme në burgun grek të Trikalasë. Sipas policisë greke, shqipari u qëllua me thikë nga 2 të burgosur rusë.

Mësohet se 29-vjeçari shqiptar pati një debat me rusët jashtë klinikës së burgut, i cili u përshkallëzoi deri në përdorimin e thikës.

Megjithëse rrethanat e krimit ende nuk janë zbardhur plotësisht.

Edhe pse shqiptari u dërgua në spital, sërish nuk mundi që të shpëtonte. Ai kishte marrë plagë të rënda në gjoks, brinjë dhe këmbë. Trupi i tij u dërgua në morgun e spitalit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Ndërkohë prokuroria e Trikallas ka urdhëruar nisjen e një hetimi për ngjarjen e rëndë.

Një kushërirë e largët e shqiptarit që mbeti viktimë në burgun grek ka rrëfyer se prindërit e tij kishin humbur edhe dy vëllezërit e tij më të vegjël kohë më parë e tani dhimbja i ka pushtuar trefish pas humbjes së djalit të madh.

Sipas burimeve për JOQ Albania, një vëlla i tij kishte ndërruar jetë në moshë të vogël e ndërsa vëllai tjetër ka ndërruar jetë në moshën 13-vjeçare pasi ishte prekur nga kanceri.

E afërmja e djalit shkruan:

Pershendetje JOQ Albania mos e ngreft koken lart ky Edi Rama se po vriten djem te ri neper burgjeve te Greqis edhe ai vec llapatin kot... e ka cuar Shqiprine 0000000000 e kemi frik te jetojme këtu e ikim jashte per me mire. Djali qe kan vrar ne burgun grek esht kushuriri im edhe mir ajo nen ca e pret... 3 djem kishte te 3 i vdiqën. Nje vella i ka vdekur me kancer 13 vjec, e nje vella i ka vdekur me i vogël, tre vellezer ishin. Disa thon qe e kan vrar ruset, disa greket. Nuk dim kujt ti besojmë.”

Kushërira e tij e parë i ka dedikuar një shkrim prekës shqiptarit të ndjerë në Facebook.

Ajo shkruan:

Ti ishte ngushëllim për babin tënd, ne i jepnim forcë duke të të përmendur ty e ti ike sot tek vëllezërit e tu. Ta morën jetën o yll, i marrtë Zoti hak... Të qoftë dheu i lehtë.”

Sipas fottove që postonte në rrjetet sociale, 29-vjeçari ishte i fejuar dhe i dedikonte shkrime dashurie të dashurës së tij të quajtur Patricia.

Kujtojmë se që në fillim të vitit janë regjistruar 5 viktima në burgjet greke, ku katër prejt tyre janë shqiptarë dhe vetëm një grek. Burgjet në Greqi ofrojnë shumë pak siguri dhe për këtë arsye i është tërhequr veshi disa herë nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Ministria e Jashtme nuk ka ende asnjë reagim në lidhje me këtë ngjarje.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit