Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur pas Samitit të Berlinit, duke treguar dhe përshtypjet e tij.
Në një intervistë për T7 ai është shprehur se si presidenti Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë bërë presion më shumë se Vuçiqi në sy të të gjithëve në Berlin për ta hequr taksën.
Haradinaj është shprehur:
Edhe dje u përsërit ajo që më ka ndodhë edhe në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm në një qëndrim. Ma së fshtiri ish. Edhe presidenti, edhe Edi Rama më shumë bëjshin presion ata dy me e heq taksën, sesa shtetet tjera. Të gjithë instonin që me respektu qëndrimin e kancelares dhe Makronit, që ky është një shans i mirë për Kosovën e që nuk duhet me e humb. Një insistim direkt i pandalshëm. Në një gjuhë që ishte në anglisht, qe e merrnin vesh, edhe kancelarja edhe presdienti Macron”
Haradinaj është shprehur se Thaçi dhe Edi Rama duhej të kishin një qëndrim të përafërt, pasi me deklaratat dhe presionin e tyre e kishin vendosur në një pozitë të keqe para të gjithëve në Berlin.
Megjithatë ai mbetet i palëkundur duke thënë se vetëm me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, do të hiqtw taksën.
Haradinaj ka thënë:
Edhe dje kam dalë keq. Ma mirë ka qenë që Edi edhe Hashimi me thanë që mos me qit kushte në dialog. Por tash kur të thotë presidenti yt, dhe kryeministri i vendit tjetër, i bjen që veq ti po e pengon këtë proces. Kjo nuk është në rregull.Ne skem ku me shku pa pas qëndrime të njëjta. Nuk besoj që dikush ka dilema, që njohja është formula. Por si me ardhe deri te njohja, nuk duhet me dobësu pozicionin e Kosovës tek taksa. Heqja e taksës në start të dobëson”
