Grupi i këngëve dhe valleve folklorike nga Kosova sot në mëngjes ka vendosur flamurin shqiptar në Kalanë e Samuilit në Ohër.
Ata kanë dashur të bëjnë një performancë të valleve, në kalanë e Ohrit dhe me flamurin shqiptar në sfond.
Por, në momentin që policia është njoftuar nga qytetarët, flamuri është hequr.
Nga informacionet paraprake, thuhet se valltarët janë arrestuar.